Edi Rama: Shqipëri-Kosovë, së shpejti fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar

Rama ka komentuar edhe pikën e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u hap në Shishtavec – Krushevë, pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar mes dy qeverive, hyri në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.“Shishtavec – Krushevë, pika e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u hap pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar mes dy qeverive, hyri në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’-un e tij.“Shumë shpejt finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar, kërkesë e kahershme e cila tanimë po bëhet realitet”, ka thënë më tej Rama.