Edita Tahiri: Kurti fitoi vota duke e kundërshtuar Asociacionin, nuk duhet ta zbatojë

0

Që nga dita kur mori detyrën për herë të dytë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur si fillim të ri të dialogut, procesin e bisedimeve me Serbinë. Por ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, thotë se “historia nuk ka filluar me Qeverinë Kurti”. Ndërsa, Edita Tahiri, ish- kryenegociatore në bisedimet me Serbinë, thaotë se Kurti nuk guxon ta zbatojë Asociacionin.

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ia bëri të qartë të mërkurën kryeministrit Kurti, se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Një ditë më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një vizite në fshatin Krushë e Madhe, duke komentuar deklaratat e ambasadorit Kosnett, tha se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike.

Sipas tij, kërkesat për asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanë të fqinjit verior.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë, as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht, një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, tha Kurti për Kosovapress.

Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se “besojmë se vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe obligimet e ndërmarra më parë”.

“E di që disa njerëz kanë thënë se ‘ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë një kompromis’. Kjo nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, tha Kosnett për Radion Kontakt Plus.

Tahiri: Kurti nuk guxon ta zbatojë Asociacionin

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=47886423&v=2.1&guid=8e2f2f5e47fe4015aa6847363a766d9f645411e1375043d8b772ce7327aeca86 Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e që ishte edhe kryenegociatore në bisedimet me Serbinë, tha për Radion Evropa e Lirë se në raport me votuesit e tij, Kurti nuk guxon ta zbatojë Asociacionin.

“Kurti edhe Vetëvendosje kanë qenë kundër Asociacionit. Politikisht Kurti duhet ta kundërshtojë Asociacionin, sepse ai ka krijuar kauzë prej Asociacionit dhe ka fituar vota për këtë çështje”, tha Tahiri.

Ajo tha se është shqetësuese tentimi për ta rikthyer në Bruksel procesin e zbatimit të Asociacionit, pasi sipas saj, kjo është shkelje e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Tahiri tha se procesi zbatues nuk bëhet në Bruksel, siç po insiston pala serbe dhe Bashkimi Evropian, sepse edhe marrëveshja e parasheh që hartimi i statutit të këtij Asociacioni të bëhet në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *