Edita Tahiri në mesin grave më eminente në botë për ndaljen e luftërave dhe krijimin e paqes
Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes (WWPN) ka prezantuar mbi një mijë gra eminente në botë të cilat kanë punuar për ndaljen e luftërave dhe krijimin e paqes.
E në ballinë ku është prezantuar ish-presidentja e Liberisë dhe fituesja e çmimit Nobel është edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.
“Rrjeti i Grave për Zhvillimin e Paqes (WWPN) prezenton mbi njëmijë gra eminente në botë që kanë punuar për ndaljen e luftërave dhe krijimin e paqes. Në ballinë janë prezantuara ish presidentja e Liberisë dhe fituesja e çmimit Nobel, kryenegociatorja e Filipineve dhe unë”, ka njoftuar Tahiri.