Edita Tahiri për marrëveshjen e Rambujesë: Ne që e nënshkruam jemi krenarë, ata që e kundërshtuan ishin në anën e gabuar
Pjesëmarrësja e konferencës së Rambujesë, Edita Tahiri është deklaruar rreth intervenimit të ushtarak të NATO-s ndaj caqeve serbe.Ajo tha se ky intervenim ka ardhur fal marrëveshjes së Rambujesë. Pjesëmarrësja e delegacionit të Kosovës në këtë konferencë, deklaroi se ata që e arritën këtë marrëveshje janë krenar.Ndërsa për ata që e kundërshtuan këtë marrëveshje, Tahiri tha se ishin në anën e gabuar.“Marreveshja e Rambujes solli intervenimin ushtarak te SHBA dhe NATO – ne qe e realizuam jemi krenar, ata pak qe ishin kunder ishin ne anen e gabuar!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.Në ndërkohë sot janë bërë 23 vite qysh nga intervenimi ushtarak i NATO-s, ndaj caqeve serbe.