Edmond Hoxha drejtor i ri në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren

   Edmond Hoxha është emëruar drejtori i ri në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një konference për media.Emërimi i Hoxhës, ka ardhur menjëherë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Vjollca Kabashit.Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kabashi ka thënë se arsyeja e kësaj dorëheqjeje janë kërcënimet dhe shantazhet që sipas saj janë bërë nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.