Edukatoret që u dalluan me punën përkushtuese; Arta dhe Albena nderohen me  mirënjohje

    Për nder të 7 Marsit -Ditës së Mësuesit, Institucioni Parashkollor “Zambaku” për vitin shkollor 2023/2024 ndau mirënjohje për edukatoret e dalluara ;Arta Begaj Thaçi dhe Albena Selimi. Sipas standardeve të përcaktuara për edukim parashkollor.

Zbatimi i konceptit të Akademisë së fëmijëve, planifikimit global, javor dhe reflektimit ditor të aktiviteteve sipas grupmoshave të fëmijëve. Përgjegjësi për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë fëmijëve në grup përkatës. Vëzhgimin e zhvillimit të secilit fëmijë dhe prezantimin e këtij zhvillimi përmes formave të vëzhgimit  Përgjegjëse për mirëmbajtjen e një ambenti eduaktiv mikëpritës për fëmijë dhe prindër si dhe të mësuarit dhe lojës si dhe pastërtia dhe mirëmbajtja e dhomave të grupeve janë përgjegjësi e edukatorëve….. Këto dhe përkushtimi i palodhur  i  edukatoreve  të përmendura ishte si një nga  prioritetet  e caktuara që  I.P’’Zambaku’’ në  Prizren  të nderojë  këto edukatore me mirënjohje të  veçanta. Edukatorja Arta, është një nga ato edukatore që me sjelljen e sajë dallohet edhe jashtë  këtij institucioni duke treguar sjellje  e mirëkuptim maksimal  për secilën situatë, Edukatorët si  : Arta Begaj Thaçi dhe Albena Selimi, padyshim se janë  nderuar këtë  herë  me  mirënjohje  , por  që herëve tjera me  sjelljet dhe  suksesin  tyre  mund ta  na befasojnë edhe  me arritje tjera shkencore./www.QendraPress.com/