EE marta poetike me poeten;Merita PAPARISTO 

Krejt ndryshe

——————————–

Nuk po dua

me t’hanger t’tanin

a me t’zbërthye damarët

e me t’thith gjakun etshëm

Nuk po dua

as me shti zjarm

e m’u djeg të dy shkrumb

t’shpërndahena n’det

T’gjitha kto

i kanë ba të tjera para meje

e do vazhdojnë me i ba.

Pra: -a mundena na të dy

me takue veç nji gisht

at’ gishtin tregues

me vija t’holla delikate

qe janë krejt ndryshe tjer’ve?

A mundna me takue veç at’ gisht

e t’avullohena? e t’marrë mandej

të vimë prapë këtu si shi.

&  &   &

Hej…

————————————–

Hej

është muzg,

petalet e bardha të melankolisë

po bien një nga një

Do gdhihet një frutë i bukur

nesër në mëngjes

që do kërkojë veç diell

Hej….

mbamë…

mos më lër të bie

në këtë muzg që po këputet…

/qendrapress.com/