Eko-Regjioni, promovuan mekanizmin  e ri  dhe lajm i mirë pagat nga  janari  i vitit 2024 ngriten për 50 euro

Kompania  Ekoregjioni  sot, gjatë  promovimit të  mekanizmit  të  ri, ku kryeshefi i kësaj kompanie Burim Shala dhe  kryetari i Komunës  Shaqir Totaj e konsideruan si një storie  suksesi këtë kompani  për  faktin që tashmë Prizreni e mbanë  titullin e  qytetit më të pastër në  Kosovë  , përderisa  padyshim se brenda këtij lajmi ishte  kryelajmse   punëtorët e kësaj kompanie  nga 1 janari i vitit që  po  hyjmë do ta kenë ngritje pagash edhe për 50 euro, pas  ngritjes që kohë më parë e patën prej 30 euro. Me këtë rast për  aktivitetin dhe   blerjen e mekanizmit të ri  para  stafit të kompanisë   e njoftoi kryeshefi Burim Shala, të  parin e komunës  Shaqir Totaj  si dhe drejtorët  Çelë Lamaj dhe  Islam Ukimerin. Mekanizmi i ri  tani më ka krijuar kushte  që  ne  te jemi në krye  të  detyrave dhe  falë  bashkëpunimit  që kemi  pas e kemi me kryetarin e komunës   sot, kemi blerë  gjithë  këtë mekanizëmKurse  kryetari i komunës  Shaqir Totaj, duke  lavdëruar punën e kësaj kompanie  tha se  nëse  doni ta dini  fajtorin kryesor që  Prizreni vazhdon të mbetet  qyteti më i pastër  në   shkak tha  fajtore  janë Eko-regjioni, Pra  këta  punëtorë e ky stafi i vyeshëm  bëjnë që  Prizreni të jetë  qytet i pastër  dhe  të  mbetemi ndër më të pastërtit. Kurse kryetari Totaj dhe  edhe një lajm të mirë  për këta  punëtorë  duke njoftuar se tani më  nga 1 janari 2024  të  gjithë  punëtorët  që  punojnë  drejtpërdrejtë  në pastrim do të  kenë  pagat e ngritura edhe  për 50 euro.

Kjo kompani tani më  thanë se  do të jemi në  përkushtim maksimal që të jemi në shërbim të plotë  të qytetarëve, kurse apeli i kryetarit Totaj është  që  edhe  qytetarët  të   vetëdijesohen sa më tepër e mos të  hedhin mbeturina vend e pavend se  nëse  nuk  vetëdijesohen edhe vete qytetarët  e pamundur është  të   mbahet pastërtia.