‘’Ekoregjioni’’ pranoi kontingjentin e dytë për programin “Zhvillimi Ekonomik dhe Social” nga Japonia
Me këtë rast një falenderim për qeverinë japoneze e bëri kryeshefi I kompanisë ‘’Eko regjioni’’ Burim Shala.Sot, z. Mitsunori OGASAËARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë vizitoi Prizrenin e ku bëri dorëzimin e një buldozeri për Komunën e Dragashit. Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 2.04 milionë euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni – Kosovë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe Z. Burim SHALA, Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë “Ekorajoni”, z. Hysen Durmishi, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), z. Shaban Shabani, Kryetar i Komunës së Dragashit dhe kolegë nga MMPHI dhe KRU Ekoregjioni – Prizren.Qëllimi i Programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor të qytetarëve në rajonin e Prizrenit. Buldozeri i cili u dorëzua sot do të përdoret në deponinë e Komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm.Japonia ka qenë dhe do të vazhdojë të mbështesë qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për të administruar jetë cilësore për popullatën e Kosovës.. Me këtë rast një falenderim për qeverinë japoneze e bëri kryeshefi I kompanisë ‘’Eko regjioni’’ Burim Shala .Ai tha se ky mjet do të jetë edhe një pjesë e ndihmës për kompaninië tonë.Ai nuk harroi të falenderojë edhe për ndihmën e para tri vitesh.