“Ekoregjioni” pranon donacion nga Japonia 15 kamionë për pastrimin e ambientit

0

Kompania “Ekoregjioni” për rajonin e Prizrenit, ka pranuar 15 kamionë për pastrimin e ambientit si donacion që ka dhënë Japonia, raporton Ekonomia Online.

Këto automjete do të shfrytëzohen për njësitë e “Ekoregjionit” në Malishevë, Dragash, Suharekë dhe Rahovec.

Drejtori i kompanisë “Ekoregjioni”, Nehat Basha, thotë se këta kamionë do të lehtësojnë punën e tyre.  

“Ne kemi pasur nevojë për këtë teknike. Kapacitetet teknike për mbeturina po i plotësojnë kushtet të gjitha njësitë. Sot të rreshtua çdo të jenë këta kamion dhe punëtorët tanë do të jenë të kënaqur”.

Ai me tej tha se siguria dhe shërbimi do të jetë cilësor ku kjo kompani vepron.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit Ergin Bunjaku shtoi se Japonia është ndër shtete që ka njohur pavarësinë dhe na është gjendur pranë që nga viti 1999.

“Edhe në këtë kohë Japonia ndihmoi institucionet shëndetësor. Para disa viteve dhuroi 43 tash po dhuron 15 të tjera për 5 komuna”.

“Këto automjete do të shfrytëzohen me përgjegjësi nga komunat përfituese. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdoj”.

Përfaqësuesi Ambasadori i Japonisë, Mitsunori Ogasawara, tha se për shkak të gjendjes me pandeminë janë të fokusuar për ndihmë në shëndetësi.

Ai ka premtuar edhe donacione për rajonet e tjera, raporton EO

“Marrëveshja për këtë lloj donacioni është nënshkruar vitin e kaluar. Shteti japonez mori një vendim të hapet ambasada e Japonisë në Kosovë. Andaj unë jam këtu prej janarit. Duke marrë parasysh gjendjen jemi fokusuar në shëndetësi”.

“Gjithashtu njëra nga grantet ka të bëjë me arsimin ne Kosovë. Duhet ti zhvillojmë edhe kapacitet e ambientit në Kosovë. Kjo edhe pason si vazhdimësi e asaj pune të mirë ku keni përfituar 43 kamionë. Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim edhe në rajone tjera. Andaj shpresojmë që së bashku t’ia dalim të bëjmë një ambient më të pastër në Kosovë”.

Kryetar i Prizreni, Mytaher Haskuka, ka falënderuar shtetin e Japonisë për ndihmat që ka dhënë për këtë komunë dhe Kosovën në përgjithësi.

“Jo vetëm në menaxhimin e mbeturinave por edhe për përkrahjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe tani më me ambasadën e re në Kosovë. Shpresojmë në bashkëpunim më të frytshëm”.

“Japonia ka dal si fuqi ekonomike botërore, por edhe në të njëjtën kohë me ndihëm ndërkombëtare është një shembull për ne. Japonia ka dhënë kontribut të veçantë Kosovës”.

Kurse kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka thënë se kjo është një ditë shumë me rëndësi, ngase sipas tij,  ky donacion ndikon në ambient dhe shëndetin e qytetarëve.

“Shpreh falënderimet për popullin japonez dhe donacionin. Sot po vijnë  4 kamion në komunë. Japonia ka përvojën më të mirë sa i përket ambientit. Ky donacion ndikon në ambient dhe shëndetin e qytetarëve”.

Kryetar i Malishevës Milazim Morina, u shpreh falënderues për ndihmën e shtetit japonez.

“Me ndihëm e qytetarëve të Japonisë që kemi bërë pastrimin sot kemi eliminuar sëmundjen e rriqrave. Ndihma për komunën tonë është shumë mirënjohëse. Këtë donacion do të bëjmë një punë për një ambient më të pastër”.

Përderisa kryetar i Rahovecit Smajl latifi, tha se është për tu admiruar angazhimi në sferën e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

“Shembulli i këtij bashkëpunimit është edhe kjo ditë e veçantë që e kemi sot ku KRM regjioni po pasurohet me 15 kamion që do ti përdorin në funksion të mjedisit. Është vlerësim nga ana jonë”.

Kryetari i Dragashit Shaban Shabani, theksoi se më këtë donacion i përmbushin nevojat për pastrim efikas të ambientit.

“Nevojat kanë qenë të përhershme dhe do të duhej t’i përmbushim si komunë dhe pranimi i këtij donacioni do të jetë jetik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *