EKSKLUZIVE -Për sigurinë e Kosovës, shkruan Prof .Dr. Haxhi Ferati ekspertë I Sigurisë,

0

Për ekzekutimin e politikave të sigurisë përgjegjesinë kryesore e ka Qeveria e Kosovës në bashkërendim me Presidencën , Parlamentin dhe Këshllin për Siguri Kombëtare të Kosovës ,shkruan ekskluziviste  për “QendraPress”

Prof. Dr. Haxhi Ferati

_________________________________________

            Prof Dr. Haxhi Ferati eskpert i sigurisë, për sigurinë e Kosovës  se a është përgjegjësi e qeverisë,FSK-së,Policisë së Kosovës, apo KFOR-it ,ai shkruan-“

Siguria për nga natyra e saj është një çështje tepër komplekse, por vitale për individin, shoqërinë dhe shtetin.

  Në kuptimin e vetë të gjërë, nënkupton një gjendje jashtë rrezikut, e cila, duhet të ruhet(mbahet) atëherë kur është e pranishme, të arrihet kur ajo mungon ose nuk mjafton, dhe të mbrohet kur rrezikohet.

  Pra, gjendje e cila determinohet kërcënimi apo rreziku, përkatësishtë nga prania apo mosprania  (shmangëja) e kërcënimit. Ka siguri , në masën sa nuk ka kërcënim dhe anasjelltas.

Kompleksiciteti i konceptit SIGURI , për tu qartësuar , domosdoshmërisht e shton nevojën për pyetjet shtesë sikurse: Çfarë sigurie?

Për kend siguri?

Sa siguri?

Kur siguri?

Me kend siguri ? etj.

Çdo vend ndërton pikëpamjet e veta për sigurinë varësishtë nga nevojat dhe mundësitë me të cilat disponon.

     Kushtetuta i përcakton në mënyrë decidive rolin detyrat dhe përgjegjësitë

Më detajisht me Ligje dhe Akte tjera normative.

       Në kuptimin më të gjērë , të gjitha institucionet dhe organizmat shoqëror e shtetëror përfshirë edhe individin kanë rol dhe përgjegjësi në fushën e Sigurisë së Kosovës, por institucionet klasike të sigurisë kanë përgjegjësi të veqanta. Forcat e Armatosura në Kosovë – KFOR-i dhe FSK- ja kanë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë Sigurinë e Jashtme të Kosovës.

          Ndërsa Policia e Kosovës për Sigurinë e Brendshme. Kuptohet gjithnjë në bashkërendim edhe me institucione dhe organizmat tjera të sigurise.

Për ekzekutimin e politikave të sigurisë përgjegjesinë kryesore e ka Qeveria e Kosovës në bashkërendim me Presidencën , Parlamentin dhe Këshllin për Siguri Kombëtare të Kosovës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *