Ekskluzive- Procesi në Gjykatën Speciale në Hagë kundër Hashim Thaçit (dhe të tjerëve, po sidomos kundër Thaçit), nuk është çështje e fondeve…/Shkruan:Prof Dr.Milazim KRASNIQI.
Procesi në Gjykatën Speciale në Hagë kundër Hashim Thaçit (dhe të tjerëve, po sidomos kundër Thaçit), nuk është çështje e fondeve, as çështje administrative, as çështje politike. Është 100% çështje shtetërore. Pse? Sepse shpallja e pavarësisë së Kosovës është e lidhur me emrin e tij. Në rast se do të dënohej Thaçi, atëherë ajo shpallje e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008, pashmangshëm do t’i ekspozohej kontestimit. Prandaj në atë proces është në lojë edhe data e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pafajësia e vulos atë datë si ditë e pavarësisë. Dënimi eventual do ta rihapte çështjen e datës së pavarësimit të Kosovës. Prandaj fondet për avokatët mbrojtës nuk do të duhej të ishin kurrë temë diskutimi. Politika shtetërore do të duhej të punonte që ai proces gjyqësor të përmbyllet, duke e vulosë shtetësinë e Kosovës. Mendja shtetformuese do të duhej të rezononte në këtë kuadër./www.QendraPress.com/