EKSPERIENCAT JETËSORE TË BËJNË TË NDRYSHOSH..-Shkruan; Ganimete Demiri Jakupi.

0

Planet, pikëpamjet e ndryshme shpeshherë në jetë dështojnë, nuk shkojnë gjërat ashtu siç I mendoje, mirëpo çdoherë nga eksperiencat jetësore përveç pësimit ke dhe anën e bukur të medaljes-mësimi.

Në eksperiencat e ndryshme jetësore që kalon do të mësosh kë të duash dhe kush të do vërtetë ashtu siç je në ditë të mira dhe të këqija.

Gjithsecili duhet të ketë një jetë të organizuar brenda familjes, e para këtyre që i prinë është edukata familjare, ajo është thelb i gjithçkaje. Secili ka edukatën e vetë, por nga eksperiencat e ndryshme jeta ta mëson me kë do ta përdorësh dhe sa do të jetë e mirëkuptuar!?

Çdo ditë e më shumë do të kuptosh maskimet, fytyrat e njerëzve, për të cilët ishe në gjendje të shkrihesh për ta dhe vjen momenti t’i kur ke nevojë për të tjerët – aty do i shohësh fytyrat e vërteta të tyre, ato fjalët e bukura, dashurinë dhe respektin ndaj teje…Kur të ndihesh krejtësisht i mënjanuar (vetmuar me pyetjet që ia bën vetvetes), do të shohësh se si zhduken njerëzit, aty do t’i thuash vetes stop, nuk qenka ashtu siç mendoja asgjë, do të shuash edhe dashurinë për ata njerëz të maskuar, do të jesh më e kujdesshme ndaj tyre dhe do të kuptosh atë thënien “Sa më shumë po i njoh njerëzit aq më shumë po I du kafshët”.

Të sillesh shumë mirë me disa njerëz është përbuzje e vetvetes (ke për të hyr në gjynah me veten), sepse nuk janë aspak mirënjohës, shpirtligu nuk di respekt e as dhembje ndaj askujt, por kënaqet me fatkeqësitë e të tjerëve, jeton tërë jetën me hipokrizi dhe dyfytyrësinë (Fallco)… Jo të gjithë mund të jemi të tillë, sepse secili jep atë që ka në shpirt…

Të gjithëve ju pëlqen drejtësia vetëm ashtu si fjalë me të dëgjuar, ndërsa për ta praktikuar disa e kanë shumë problem, e kur ua thua gjërat troç në fytyrë – do të jesh person i gjykuar, sepse disa kanë dëshirë edhe keq kur t’i shohësh t’ua rrahësh shpinën…(Pra janë mësuar t’i thonë të bardhës – e zezë, e të zezës- e bardhë) e jo atë çfarë është reale…

Andaj ndoshta vonë, por do të kuptosh se vjen momenti dhe nga eksperiencat jetësore kupton se disa njerëz të mirat t’i marrin për dobësi e jo për respektin që ke ndaj tyre dhe zemër çiltërsinë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *