Eksperti i sizmologjisë: Çdo 5 vjet Kosova mund të goditet nga tërmeti deri në 5 shkallë të rihterit
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës ka thënë se Kosova mund të goditet nga tërmetet çdo 5 vjet.“Në agjencinë tonë, jemi dy zyrtarë sizmologë, andaj edhe kapaciteti ynë për studime është shumë i kufizuar. Si obligim e kemi të bëjmë studime mikrosizmike, sidomos në zonat urbane ku planifikohet të bëhen ndërtime të larta. 5.0, 5.5 shkallë të rihterit është ndër mesatare. Faktikisht Kosova u goditë nga tri tërmete, në 2002, tërmeti goditi Gjilanin, Istogun në 2010-ën dhe Vushtrrinë në vitin 2013. Kjo tregon që brenda 13 vjetëve në Kosovë ndodhën tri tërmete me magnitudë deri në 5.7 shkallë të rihterit saqë harta e jep që probabiliteti i këtyre ngjarjeve, çdo 5 vjet mund të ndodhin tërmete në Kosovë e jep me një përqindje 72% por nëse e marrim këtë, faktikisht doli qind për qind’’, ka thënë Mustafa për kallxo.com.Mustafa ka thënë se disa struktura të ndërtesave në kryeqytet, mund të jenë të rrezikuara.“Kemi kërkuar që të bëhen studime mikrosizmike pasi që kjo do të bënte të ditur amplifikimin e dheut. Shumë ndërtesa në Kosovë mund të rrezikohen nga ndonjë termet me 6.5 shkallë të rihterit”, ka thënë Mustafa.U fol edhe për studimet mikrosizmike të cilat janë të domosdoshme për zonat urbane, pra aty ku planifikohet ndërtim i lart.Ai ka shtuar se këto studime nuk janë bërë e as nuk po bëhen.