​Ekspozita e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, një event shumë i rëndësishëm për historinë kombëtare.

         Në ekspozitën e hapur në hapësirat e Qendrës Evropa në Prizren, ekspozitë kjo kushtuar 80 -Vjetorit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ekspozita e Lidhjes së dytë të Prizrenit që është hapur të hënën me 18 dhe për shkak te interesimit të madh do të jetë e hapur edhe gjatë ditës se nesërme. Për këtë event kaq të rëndësishëm për Rtv ‘’Besa’’ autori Parim Kosova tha se kjo ekspozite është njëra nga ekspozitat qe ka një mesazh shumë të rëndësishëm për historinë kombëtare.  Autori tjetër Dr Nexhat Çoçaj, foli për rendësin e madhe të kësaj ekspozite. Ku janë ekspozuar 80 foto qe simbolizon edhe 80 vjetorin e Lidhjes se Dyte te Prizrenit. Po kështu janë ekspozuar edhe 80 gazeta të kohës. Edhe sot ,në ditën e katërt të ekspozitës tematike, patëm vizitorë të shumtë, nxënës studentë, drejtorë të shkollave, ish të burgosur politik, vizitorë të jashtëm, mësimdhënës e familjarë të veprimtarëve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Prandaj duke parë shtimin e interesimit dhe telefonatat e shumta, Këshilli Organizativ të kësaj ekspozite, vendosi që kjo ekspozitë të jetë e hapur edhe nesër më 22 shtator 2023 deri ora 18:0 . Kjo ekspozite do te hapet edhe në qytet tjera ku ka vepruar Lidhja e dytë Ekspozitën e kane vizituar mysafire nga Gjitha hapësirat kombëtare .Ekspozita mbetet e hapur edhe nesër për shkak te interesimit te madh qe ka për këtë ekspozite./www.qendrapress.com/