Ekspozitë kushtuar rrugëtimit historik drejtë Pavarësisë së Kosovës.

Nën udhëheqjen e profesorit të Artit Figurativ, Hasan Thaçi, dhe profesorit të Historisë,prof dr. Sami Gashi, së bashku me nxënësit e Klubit të Artit Figurativ dhe Klubit të Historianëve, u organizua një ekspozitë me temë personalitetet dhe ngjarjet më të rëndësishme që shënuan rrugëtimin historik deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Ekspozita paraqiti portrete të figurave kombëtare, ngjarje si dhe materiale informuese mbi momentet kyçe të historisë sonë, duke pasqyruar sakrificën dhe përpjekjet shumëvjeçare për liri dhe pavarësi. Nxënësit, përmes krijimtarisë dhe hulumtimeve të tyre, sollën një paraqitje dinjitoze të periudhave më të rëndësishme historike. Kjo veprimtari kishte për qëllim të nxisë vetëdijen historike, të forcojë ndjenjën e identitetit kombëtar dhe të promovojë bashkëpunimin ndërmjet lëndëve mësimore përmes aktiviteteve kreative dhe edukative. Ekspozita u mirëprit nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e shkollës sonë në promovimin e vlerave historike dhe kulturore
Tregon drejtori I gjimnazit Prof, Sali Ademaj, Ai me këtë rast ka falenderuar profesorët dhe nxënësit e shkollës për këtë aktivitet në këtë datë të rëndësishme./QendraPress/
