Elmi REÇICA, gjatë vizitave ne Zvicër takon veprimtarë të shumtë atje.
Gjatë aktiviteteve të shumta në Gjenevë ku po konsolidojmë e rrisim nëndegën e PDK-së në këtë Kanton, po takoj edhe shqiptarë të profileve të ndryshme në shtetin mik të Zvicrës.
Edon Hasani i cili ka lindur dhe është rritur në Mitrovicën e matanë Ibrit, i dëbuar nga vendlindja e tij e dashur, ka ardhur në Zvicër si bursist në Universitetin e Gjenevës ku ka mbaruar studimet me suksese të larta.
Falë punës dhe angazhimit, Edoni i cili ka arritur majat e suksesit, më tregoi se aktualisht me kompaninë e tij të konsulencës po menaxhon kampanjë zgjedhore për kandidatatët që shumë shpejt do të bëhen president dhe po ashtu u jep konsulencë edhe korporatave të mëdha në Evropë në fushën e marketingut.
Rrugëtimi jetësor dhe profesional i Edonit është impresionues!
PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës dhe me koordinimin e ri të plotë do të arrijmë që njerëzit tanë që kanë arritur majat e suksesit në diasporë të kthejnë energjinë dhe kapitalin e tyre për zhvillimin edhe të vendlindjes.