Eman Rrahmani:” Kushdo që e dëmton buxhetin e Kosovës duhet të shkarkohet”

                Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LVV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se a duhet të shkarkohet ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për rastin e rezervave shtetërore. Ai ka thënë se kushdo që e prek buxhetin e Kosovës duhet të shkarkohet. “Kushdo qoftë që e dëmton buxhetin e Kosovës qoftë edhe një cent, dhe ka përgjegjësi publike duhet të shkarkohet, çfarëdo pozicioni që ka”, tha Rrahmani .