Emblema e Vërrinit, Dr. Baki Hajdari – një jetë në shërbim të pacientëve
Në rubrikën “Vërrinas të suksesshëm”, sot do të shkruajmë për njërin prej mjekëve më të vjetër dhe më të suksesshëm të Vërrinit, nga fshati Poslisht, Dr. Baki Hajdarin. Mbi 40 vite përvojë punë në shëndetësinë kosovare, kryesisht në Prizren, mjeku i shumë kërkuar i mijëra familjeve e pacientëve, Dr. Bakiu gjithnjë ka qenë i palodhur, tejet i angazhuar dhe i gatshëm për ta ndihmuar secilin.
Si i ri i shkolluar, Dr. Bakiu ishte mësimdhënës në fshatin Hoçë e Qytetit ku udhëtonte çdo ditë në këmbë për t’i edukuar gjeneratat e reja. Më vonë, krahas profesionit të mjekut, ai dha mësim edhe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Prizren.
Kështu shkruan për të gazetari dhe publicisti vërrinas Çerkin Bytyqi: “Para kohe, arrinte, edhe në ambulancën e fshatit, pas veshjes së mantelit të bardhë. Këtu e filloi karierën prej mjeku, duke u përkujdesur për shëndetin e pacientëve që arrinin nga të gjitha fshatrat e Vërrinit”.
Një veti tjetër e Dr. Bakiut që e njohin të gjithë, është se pas punës profesionale, ai kthehej në fshatin e tij për tu kujdesur për kopshtin dhe punët e tjera rreth shtëpisë.
Sot, djali i tij, Dr. Arben Hajdari, është njëri prej anesteziologëve të njohur në QKUK në Prishtinë, duke ndjekur me shumë sukses zanatin e babait.
Shpërndaje në shenjë respekti e falendërimi për Dr. Bakiun