Emër që nderon Prizrenin dhe Kosovën është karatisti i ri prizrenas, Aulon Nuridini.

0
271431295_1155446868592660_6529638386600548249_n

                     Sot. në eventin e shpalljes së Laureatëve të Karatesë së Kosovës për vitin 2021 rrëmbeu mirënjohje karatisti i ri prizrenas Aulon Nuridini. Auloni djal 10 vjeçar është nxënës shembullor  i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”,në Prizren,dhe krahas shkëlqimit në mësime ai shkëlqen edhe në sportin e karatesë, të cilin e stërvit trajnerja Elona Kolgeci në klubin Eagle. Ai ka rrëmbyer shumë medalje të arta në gara kombëtare dhe po stërvitet për të marrë pjesë në Garat Ndërkombëtare dhe Ballkanike që do të mbahen në vitin 2022. Tashmë emër që nderon Prizrenin dhe Kosovën është  karateisti i ri prizrenas Aulon Nuridini i cili premton shumë. Pra mbani mend këtë emër…/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *