Emërohet Ministri i ri në detyrë i Financave

0

Hykmete Bajrami është liruar nga detyra e ministres në detyrë të Financave.Lajmin e ka konfirmuar vetë Bajrami, derisa ka ka mohuar se ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja, siç u raportua në disa media. “Nuk kam dhënë dorëheqje nga LDK. Sot me kërkesë timen jam liruar nga detyra e Ministres së Financave (në detyrë)”, ka thënë Bajrami. Në vend të Bajramit, me këtë ministri do të udhëheq zëvendësministri Agim Krasniqi. Në vendimin e Qeverisë thuhet se Krasniqi është emëruar Ministër në detyrë i Ministrisë së Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *