Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
https://zeri.info/ads/inarticle.html Ky vendim erdhi pas propozimit të presidentes Vjosa Osmani drejtuar homologut të saj arab, Mohamed Bin Zayed, raporton Zeri.info.
Osmani bëri të ditur se kjo marrëveshje është arritur gjatë takimit të përbashkët në muajin e kaluar, teksa u shpreh se kjo hap rrugën për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, u shpreh Osmani