Emisari gjerman: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

                       Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha sa i përket Gjermanisë, të gjitha kriteret për vizat, Kosova i ka përmbushur.Sarrazin tha se deri më tash nuk ka pasur asnjë takim të përbashkët me tre emisarët e tjerë, atë amerikan Gabriel Escobar, britanik Stuart Peach dhe emisrain e BE-së, Miroslav Lajçak.“Kam pasur biseda telefonike me z. Miroslav Lajçak, dhe kolegu tjetër më ka ftuar të vizitoj Londrën, e gjithashtu do të shkoj në Washington sa më shpejt të jetë e mundur për të qenë në kontakt dhe për të bashkëpunuar”, tha Sarazin. “Aq sa e di deri më tani, një takim i përbashkët nuk është planifikuar, por të shohim se çfarë do të mdodhë”, tha emisari gjerman.

Manuel Sarrazin e ka marrë këtë detyrë, në mesin e këtij shkurti, detyrë që nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane.

Megjithatë, ai tha se Kosova ka qenë temë edhe në koalicionin e sapokrijuar në Gjermani dhe ne mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Gjermania ka qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje.

“Sa i përket Gjermanisë, të gjitha kriteret për vizat, Kosova i ka përmbushur, kurse sa i përket Francës, nuk mund të jap ndonjë interpretim në emër të tyre”, tha ai për RTK.

Sa i përket dialogut, Sarazin u shpreh se është shumë e rëndësishme të kemi edhe proces të dialogut të suksesshëm.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE