Emisari gjerman: Qëllimi final i Gjermanisë, ta kemi Kosovën në NATO
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian.
Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se çdo vend me vendime demokratike dhe të lira për t’u bashkuar me NATO-n është një vendim i mençur.Sarrazin ka shtuar se Kosova duhet të mos e harrojë se akoma i ka 5 vende që nuk e njohin dhe se jo çdonjëri ka një pozicion të qartë siç e kanë gjermanët.Se a do ta ndihmojë Gjermania Kosovën për t’u bërë pjesë e NATO-së, ai ka thënë se për momentin kanë tema të tjera në krye të listës për të cilat janë duke punuar, siç është Këshilli i Evropës.“Këshillin e Evropës, dhe në përgjithësi ne gjithmonë jemi të gatshëm që të ndihmojmë, por gjithashtu duhet të mendojmë se nuk jemi më të mirët për të ndihmuar me disa shtete anëtare, besoj se e kuptoni se çfarë dua të them”, tha ai duke shtuar se janë pro aplikimit të Kosovës në KE dhe se e mbështesin e do të bëjnë çkado që munden për ta bërë të suksesshme Kosovën.
Emisari gjerman, Sarrazin: Dy gabimet e mëdha të BE-së, njëri mosliberalizimi i vizave për Kosovën
Sarrazin tutje ka thënë se për këtë Qeveria e Kosovës e di se deri te vendimi final do të zhvillohet një lojë e gjatë dhe është si maratonë, kështu që duhet, sipas tij, tani të fillojë të vrapojë dhe të punojë e punojë.“Në maratonë, ju nuk duhet të vraponi shpejt në kilometrat e para, pasi që kilometrat e fundit janë aty dhe duhet të keni një ritëm dhe pamje të qartë. Ne do t’i bashkohemi Kosovës në të gjithë rrugëtimin e maratonës, do t’i japim ujë, do t’i brohorasim dhe mbështesim dhe do të flasim gjithashtu me secilin për ta mbështetur Kosovën që të jetë e suksesshme”, tha ai.