Emisari norvegjez: Dialogu të përqendrohet në rezultate e jo në afate kohore, s’planifikojmë të japim propozime tona e as se kam parë propozimin franko-gjerman 
Autor: Xhezair Dashi
Norvegjia propozimin “franko-gjerman” e sheh si plotësues e jo konkurrues ndaj Dialogut të fascilituar nga Brukseli ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Përfaqësuesi i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjørnstad, në një përgjigje ekskluzive për gazetën online Reporteri.net.
Megjithëse Bjørnstad thotë se propozimin “franko-gjerman” nuk e ka parë dhe se do të preferonte të mos jepte një vlerësim për të, ai i mirëpret propozimet e Parisit dhe Berlinit. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=40553294&v=2.1&guid=867aa37e3cff46a4938dffef09f00759415d2c3f660745e498733cda9188bb27
“Unë s’e kam parë propozimin “franko-gjerman”, kështu që s’do të doja të jap një vlerësim për të. Sidoqoftë, përkushtimi i Berlinit dhe Parisit për iniciativë në dialogun Serbi-Kosovë është për t’u mirëpritur”, thotë ai që në nisje të bisedës.
“Ne propozimin “franko-gjerman” e shohim si plotësim dhe jo si konkurrencë ndaj Dialogut të Brukselit. Por, sigurisht se u mbetet palëve të vendosin nëse duan ta kornizojnë dialogun e udhëhequr nga BE sipas propozimeve të këtyre dy shteteve anëtare të BE-së”, tha Arne S. Bjørnstad.
Arne S. Bjørnstad, si një diplomat i angazhuar për një kohë të gjatë me çështje ballkanike, si dhe ish-ambasador norvegjez në Beograd, tashmë Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, thotë se Norvegjia ka qenë angazhuar në Ballkan që nga vitet 1990.
Por, pyetur se a do të angazhohet Norvegjia konkretisht përmes propozimeve të saj, njëjtë si Franca e Gjermania, Bjørnstad që para katër ditësh qëndroi në Prishtinë, thotë se shteti i tij nuk ka planifikuar një gjë të tillë.
“Norvegjia është angazhuar në përpjekjet për stabilizim dhe ripajtim në Ballkanin Perëndimor që nga vitet e 90’ta, por ka histori edhe më të gjatë angazhimi në rajon. Gjithmonë ne kemi punuar me partnerët tanë perëndimor”, i tha ai gazetës online Reporteri.net.
“Sa i përket dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne bëjmë më të mirën e përpjekjeve tona për të mbështetur dialogut e udhëhequr nga BE – që për neve është e vetmja rrugë para – si dhe punën e shkëlqyeshme të Përfaqësuesit Special të BE-së [Miroslav Lajçak]”.
Prandaj, thotë ai, “nuk planifikojmë të paraqesim propozime tona”.
“Sa për pritshmëritë [rreth dialogut], ne besojmë se duhet të përqendruar në rezultatin, dhe jo afatet kohore”, konkludoi Arne S Bjørnstad, kur e pyetëm rreth një afati fiks për një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më së largu deri në maj të vitit 2024.
Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se është çështje javësh që palët pritet të pajtohen rreth një “rruge për të vazhduar para” për dialogun.