Emmerson sfidon Abrahamsin rreth organizimit të UÇK-së dhe ndalimit të dy gazetarëve serbë të Tanjugut në vitin 1998
Për dy orë sot ka dhënë dëshmi sërish në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fred Abrahams nga Human Rights Watch. Ai u mor sërish nga pyetje nga Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe Ben Emmerson, avokat i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.Dëshmitari Frederick Abrahams e ka përmbyllur sot dëshminë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ku po gjykohen krerët e UÇK-së.Avokati Emmerson, i cili për dy ditë kishte nxjerrë në pah nga Abrahams pasaktësi të mëdha nga raportet e HRW për UÇK-në, por edhe refernca nga shteti dhe mediat serbe që kjo organizatë kishte përdorur, sot është ndalë më shumë në tema të përgjithshme që përshkruanin organizimin e UÇK-së. Emmerson foli për komunikatat dhe qëndrimet e UÇK-së në ato dhe e ndërlidhi këtë me “operacionet psikologjik” që njihen në ushtri si njesi që ndihmojnë në propagandë dhe kryesisht kanë qëllim ta portretizojnë një gjë ndryshe, në funksion të motivimit dhe nxitjes së reagimeve nga palët e tjera.
Emmerson: E kemi diskutuar se në rajonin e Dukagjinit ishte themeluar njesi për luftën kimike dhe biologjike, dhe ajo për anti-tanke, por ato ishin emerime boshe?
Abrahmas: Nuk e di për këtë, nuk e di se kanë ekzistuar në të vërtetë
Emmerson: Por, a jeni dakord se keta emra ishin dhënë për të krijuar përshtypje se UÇK ishte e organizuar?
Abrahmas: Po kështu është, në përgjithësi përpiqej ta paraqiste veten si forcë e ligjshme që luftonte për pavarësinë e Kosovës
Emmerson: Po fillojmë me drejtorinë juridike të UÇK, a do të çuditeshit se nuk ka ekzistuar? Pra mund të ishte e saktë dhe e pasaktë, pavarësisht bisedës me Limajn?
Abrahams: Unë besoj se ka qenë drejtor i drejtorisë ligjore
Emmerson: Po ju thatë i drejtësisë, a është kjo e përputhshme me ato operacione psikologjike, ata e kanë thënë se kanë patur një drejtori të tillë?
Abrahmas: Nëse e kanë thënë e nuk ka ekzistuar, një nga shpjegimet është se mund të ketë qenë një operacion psikologjik.
Emmerson: Pra synohej të jepte përshtypje se UÇK ishte më e organizuar.
Abhrams: Po, kështu.
Emmerson: A je dakord se kjo ishte për të treguar se ky ishte një armik me i vërtetë, dhe për t’i thënë NATO-s se ky ishte një grup i organizuar dhe se duhet mbështetur me pajisje?
Abrahams: Sigurisht sigurimi i mbështetjes nga fuqitë e huaja ishte objektiv i UÇK-së
Më pas Emmerson është ndalë edhe tek ndalimi i dy gazetarëve serbë në vitin 1998, e për njërin prej të cilëve dyshohej se ishte i përfshirë në anën e forcave serbe në kohën e luftës në Ukrainë. Por Emmerson e pyeti Abrahamsin se nga e vërtetuan ata se këtyre dy gazetarëve të Tanjug nuk iu ishte bërë gjyq i drejtë, se ju kishte mohuar mbrojtja, ashtu siç e kishin shkruar edhe në raportet e tyre.
Emmerson: Nëse ju nuk e dini a hoqën dorë nga avokati, a bojkotuan, si mund të dilni në përfundim se procesi nuk përputhej me standardet?
Abrahams: Përfundimet tonat mbështeteshin nga ato që na thanë këta dy persona, ata nuk thanë që kishin hequr dorë për përfaqësim ligjor, as nuk thanë që ishin akuzuar për krime gjetke
Emmerson: Duke mos bërë një hetim të mirë të duhur dhe fakteve themelore si dolët ju me përfundim se ka pasur parregullsi dhe të thonit që duhet liruar menjëherë, si dolët pa pasur fakte?
Në qofte se mund të kenë qenë spiunë, siç pretendohej, a nuk mendon se është e drejtë të ndalohen, a është krejt e ligjshme të ndalohen?
Abrahams: Nëse mendohej se po bënin punë spiunazhi, mund të ishte e ligjshme.
Fred Abrahams ishte dëshmitari i 22-të i paraqitur që nga prilli i këtij viti në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së. Sot do të paraqitet dëshmitari i 23-të.