Emrat e UDB-ashëve që i përmendi Zyrafete Kryeziu Manaj.
Ish-e burgosura politike, Zyrafete Kryeziu- Manaj, ka treguar emrat e UDB-ashëve që e keqtrajtuan.
Në një rrëfim në “Debat Plus” sipas saj keqtrajtuesit ishin:
Ilaz Vranovci,
Daut Morina,
Vesel Krasniqi,
Astrit Koshi,
Sahit Zogaj,
Zyra Kastrati.
Ajo rrëfeu se kishte përjetuar tortura fizike e psiqike, madje sipas saj Astrit Koshi e kërcënoi edhe me dhunim seksual. Po ashtu dhuna fizike ndaj saj nuk ishte ndalur deri në alivanosje.
Ajo tregoi se e kishin lidhur për radiator dhe e kishin goditur me shufra hekuri nga UDB-ashët shqiptarë të asaj kohe. Kryeziu-Manaj, pjesëmarrëse në protesta, shprehu krenarinë që ishte pjesë e lëvizjes që sfidoi pushtetin shtypës të Jugosllavisë mbi Kosovën dhe popullin shqiptar.
Ajo theksoi përpjekjet e mëdha që u deshën për të ngritur vetëdijen e popullit, pasi jo të gjithë e kuptonin shkallën e robërisë së tyre. “Ndjehem krenare që i kam takuar vitit 81. Për arsyeje se revolucioni që është bërë ato vite i ka dhënë një mesazh të fortë Jugosllavisë që nuk është shteti, i cili mundet me na mbajt në pranga. Dhe në të 81-tën demonstratat shpërthyen. Mirëpo para vitit 81 është dashur të bëhet një punë e madhe për ta ngritur vetëdijen e popullit, se jo i tërë populli e ka kuptuar që ne jemi në robëri”. “Jugosllavia ka pasur shumë fytyra, dhe më ato shumë fytyrat e tyre ka përvetuar shumë njerëz, që kanë jetuar në Kosovë, shqiptarë, dhe përmes tyre jemi ballafaquar shtresa e cila e kemi dashtë lirinë dhe ata të cilët kanë pretenduar të na robërojnë neve. Unë kam qenë një ushtare e thjeshte e lirisë së atdheut dhe popullit tonë”, ka thënë mes tjerash Kryeziu-Manaj./Telegrafi/