ENDE NDJEJ AROMËN E BUZËVE TUA…

0

Lule Alidema

·Sa me ëndje kujtoj buzët tua,

Ajo aromë buze ende më shoqëron mua

Ndjenjë që s’mund ta harroj,

Shije buze apo mjalti fare nuk kuptoj…

Më janë mpiksur mendimet e mia,

Nuk vërej fare ç’më sillet vërdallë,

Jam dehur nga ajo aromë e buze,

Dua ta puthë sërish fortë, fortë me mall…

E ndjej ende aromën e buzëve tua

,Ndjej se kam pranë dhe po i shijoj

,Ajo aromë buze,

Më bën në mes ditës të ëndërroj..

.Lule Alidema26.09.2020,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *