Enver Hasani: Asociaconi jashtë rendit kushtetues të Kosovës
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të propozuar nga treshja evropiane.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ky lloj i Asociacionit nëse bëhet është jashtë rendit kushtetues të Kosovës.
“Faktikisht kryeministri ka kompetenca shtesë ia cakton Kushtetua, s’mund t’ia caktojë statuti që është akt nën ligjor, mandej Gjykatës Kushtetuese i caktohen kompetenca. Faktikisht organet qendrore vihen në shërbim të bashkësisë së komunave serbe, shërbëtorë të tij”.
“Kjo çfarë po ndodh edhe kjo bashkësi e komunave do të operojë jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Do të thotë si mos të ekzistojë Kushtetuta e Kosovës fare”, ka thënë Hasani.