Epidemiologu shqiptar: S’duhet t’i mbyllim kufijtë, variantet e Covid zhvillohen në mënyrë natyrale!
Erand Llanaj, epidemiolog i nutrigjenomikës u shpreh se mbyllja e kufijve me vendet në të cilat janë shfaqur variantet e reja të koronavirusit nuk është i nevojshëm, pasi mutacinet mund të zhvillohen brenda vendit në mënyrë natyrale.Përsa i përket vaksinave dhe efektivitetit të tyre ndaj varianteve të reja, ai shtoi se po mendohet një vaksinë me antitrupa me spekte të gjerë neutralizimi ose mundet të modifikohet ARN mesazhere.“Varianti në Britani ka 23 mutacione në total, në Afrikë ka 21 dhe ai në Brazil ka 17. Ai që vihet re është që ky i identifikuar në Brazil ka numrin më të madh të mutacioneve në pjesën e gjilpërës dhe kanë mutacionin N501Y . Dhe në fillim kishim një aspagim dhe tani është zëvendësuar me një tirozinë dhe në momentin që kemi një tirozinë dhe tirozinë ke një përputhje me receptorin qelizor pasi e shikojmë që mutacionet që janë shfaqur në këto tre variante janë të pavarura.Dhe nëse mbyllim kufijtë me Maqedoninë e Veriut apo Greqinë që e kanë identifikuar variantin përsëri ne kemi shumë gjasa që ta kemi zhvilluar në mënyrë natyrale pasi jep një avantazh revolucionar të virusit. Për fatalitetin nuk mund të themi pasi në një komunikim të drejtpërdrejtë me një koleg nga Anglia që punon në një spital me moshë pediatrike dhe adoleshentë për Covid tha që nuk kemi patur asnjë diferencë nga hospitalizimet dhe ashpërsia e fëmijëve që u diagnostikuan më përpara dhe tani, pasi ka kaluar vala e dytë dhe e tretë.“, u shpreh ai. /abcnews.al/