Epopeja e Vërrinit mbetet njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së

Në përkujtim të 27 Vjetorit të Epopesë së Vërrinit, sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë u bënë Homazhe në Landovicë, ku me këtë rast pos shoqatave të dala nga lufta ishte nënkryetari i Komunës Kujtim Gashi si dhe stafi i komunës së Prizrenit përfaqësues të partive politike si dhe kandidatë të shmitë për kuvendarë. Ku pas homazheve nënkryetari Kujtim Gashi tha se sot jemi në përkujtim të epopesë më të lavdishme të UÇK-së. Me këtë rast dua të them se lufta e lavdishme dhe rënia e këtyre dëshmorëve na bënë që të gëyojmë këtë liri. Isa Berisha,kryetar i OVL-së në emër të shoqatave të dala nga lufta, njëherit edhe pjesëmarrës I drejtëpërdrejtë në këto beteja rijujtoi lavdinë e kësaj beteje. I biri I heroit Xhevat Berisha, Dardan Berisha rikujtoi me shumë emocione heroin , babain dhe mësuesin e kombit, kur sot,tha të gjithë shkojnë në shkollë ne vijojmë të përkujtojmë babain tonë tha ai. Inseerte Nga Zvicra kishte ardhur edhe shkrimtari Gëzim Ajgeraj I cili tha se jemi këtu për të nderuar figurën emblematike të luftës për liri. Pas Homazhe te shtatorja e Selajdin Berishës -dhe te shtatorja e Xhevat Berishës – ne mesditë u bënë homazhe te Lapidari ne Kushnin – pranë varrezave të Dëshmorëve në Lez për të vazhduar pastaj me aktivitetin e Turneut të Pelivanëve në(Lez) si shenjë nderimi për këtë sport tradicional të kësaj treve./QendraPress/