Eqerem Zmajlaj,atdhetar i përbetuar që luftoi deri në vdekje për liri të Kosovës.
Eqerem Zmajlaj ishte I biri I Halimit dhe I nënës Nazlie i martuar me gruan Hatixhe Hysen Avdyli,Eqeremi kishte këta djem para se të shkonte në Shipëri kishte pasur: Azem Zmajlajn dhe vajzat Naxhien.Barihen,Baftën, Mirveten dhe pas kthimin në Kosovë I lindën dhe djemtë: Miftari,Enveri dhe vajza Shyrehtja. .Eqeremi kishte një motër,
motrën Lihe dhe vëllëzrit Rexhen,Kadriun,Ahmetin,Shaqirin dhe Zenelin,vet Eqeremi ishte më I riu që ju bashkua radhëve të anëtareve të Ballit Partisë NDSH .Nuk janë të pakët që për lavdinë dhe trimëritë e Eqremit flasin e dinë. “Në dimrin e viteve 1944/1945 kishte filluar një fushatë e egër për ndjekjen e shqiptarëve, me motivacion për mbledhjen e armëve,
por që kishte qëllim spastrimin etnik të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare. Shqiptarët kështu detyroheshin të shpërnguleshin përsëri për në Turqi, duke qenë të regjistruar më parë si “turq”. Ironia më e madhe ishte kur regjimi jugosllav shpërnguljet e shqiptarëve i
arsyetonte sikur “turqit po shkonin vullnetarisht drejt vendit dhe fesë së tyre, në Turqi”. Fushata kishte dy anë të hidhura; në njërën anë kishte futjen e frikës e të pasigurisë, në anën tjetër kishte vrasjet, dëbimet dhe dhunën masive. Të kishe apo të mos kishe armë, ishte
njësoj para UDB-ashëve, sepse armën e kërkuar duhej dorëzuar doemos. – Në mos e paç, blej dhe dorëzoje, – u thoshin UDB-ashet shqiptarëve, duke kërkuar gjithnjë pretekst për të zbatuar dhunë. Kësaj fushate nuk i kishte shpëtuar as fshati Grejkoc. Eqerem Zmajlaj
kishte vendosur të mos dorëzonte armë, edhe pse e dinte se do ta pësonte keq. Eqeremi një burrë I gjatë dhe burrë trim thoshte: –
A i dorëzohet arma shkaut!? Arma shkaut i ipet vetëm në lule të ballit! Unë për së gjalli armën nuk e jap! Ai kishte armë; një pushkë M-48,
një revole, një arkë me fishekë dhe tri bomba dore. Meqenëse Eqeremi kishte vendosur që armët të mos i dorëzonte, mbi të milicia serbe
filloi të ushtronte dhunë të tërbuar, sa, në një moment, disa burra të fshatit që pritshin radhën për tortura, i ishin drejtuar Eqeremit: -na kërko ndojë afta ai tha “Kurrë, pasha zotin, armë nuk kam me dorëzua për së gjalli! Kështu pra ishte betuar i vendosur Eqerem Zmajlaj. Adem Canaj, 80 vjeçar nga Grejkoci, shpjegon se Eqrem Halim Zmajlaj, ishte një burrë fisnik dhe një NDSH-ist-ballist që luftonte pa ndërpre për idealet e mëdha të çështjes kombëtare për të cilën pushteti i asaj kohe bashkë me regjimin komunistë sllav dëshironin me çdo kusht ta likuidonin. Ai, mban mend se në vitin 1945, ku regjimi komunist, dëshiron ta ekzekutonte te vendi i quajtur “Livadhi i madh” në fushat e Grejkocit bashkë me Rrustem Alinë. Mirëpo atëbotë i kujtohet atij se nëna e tij Zadja i kishte futur lirat në gojë . Pat të shpëtuar të bijtë ajo nga goja I nxjerrë lirat e ua jep ekzekutorëve komunistë lirat .Aty serbët japin urdhër për t’i liruar mbasi i morën lirat e nënë Zades. Mirëpo, me vonë në shenjë hakmarrje për veprimet e tija atdhetare pushteti I asaj kohe ja konfiskojnë 2.5 hektarë tokë buke,30 krerë dele bashkë me lopën dhe pasuri tjetër. Në vitin 1961 duke pa këto rrethana të egra ai, detyrohet të ik për në Shqipëri në vitin 1961 bashkë me Rexhep Zmajlajn I cili ka vdekur atje .Po kështu ka ikur edhe Rexhë Mehmeti me të birin Nezirin dhe pastaj supozohet se pas torturave të shumta tregon I biri I tij ata ishin sistemuar në Katund të ri në lagjen Flakë të Durrësit,dhe regjimi I Enver Hoxhës I kishte trajtuare jo keq.Por për të kuptuar se cilat ishin idet e
tyre. Ata I kishin pyetur ai I dinin këngën e Sali Shabanit. Rrustem Selimaj I lindur ne vitin 1937 nga Grikojci tregon se Eqeremin e ka njohur pak pasi
që ai ka qëndruare vazhdimisht maleve me pushk te krah.porë e mbaj mend kurë kanë dashtë me i vra: Zenun Kepen,Rrustem Alin dhe Eqerem Halimin,
rastin nuk e kam pa, por të gjithë e kanë shpjegua se këta I patë shpëtua Nëna e Rrustem Alisë e cila pushtetarëve te asaj kohe dhe komunistëve jua dha lirat që I mbante ne gojë. Arsyen thonin se kta ishin ballist dhe për këtë fakt ata u kishin hapur varret për ti ekzekutuar .Eqerem Zmajlaj ka qen guximtar dhe nuk ka diturë kurre me u frigue. Rifat Jemin Lushaj I lindur më 1938 nga fshati Grejkoc shpjegon se Eqerem Zmajlaj ka qen njëri prej bashkpuntorëve më të ngushtë të Ibrahim Luftiut dhe Zenune Kepes,,E di pse Eqrem Zmajlaj ka qen njeri prej burrave ma trima ne Grejkoc dhe rrethin burrë I gjat me rrobe kombëtare tirq e kaparan me ni shok të hollë për brezi që e mbante plot me bomba. Adem Kepa-Buzhala burrë I mashuarë shpjegon një ngjarje kur partizanet ishin duke I ndjekur këmbë pas këmbë ballistët dhe ai e shpjegon një raste kure mbi stogun e dushkut që e kishte ngritur familja Buzhala brenda dushkut ishin vendosure e fshehure vetëm Ibrahim Lutfiu me Eqerem Zmajlaj,atëherë ka qen një traditë nëse dikush qet nje pushkë mblidhet I tërë fshati,po kështu e mbaj mend kurë ja dërgojshin bukën tek lisi I shenjt një bung I moçëm ku ja linin bukën për këta luftëtar. Gani Neziraj tregon se Eqerem Zmajlajt,Rexhep Mitrovica ja kishte sjellë një trazistorë për ta njohur me gjithë botën,ai shpjegon se Eqerem Zmajlaj kishte pas të kryere kursin e infermjerit dhe shumica e bashkë luftëtarëve tregojn se Ibrahim Lutfiut shpesh I kishte dhënë ineksione dhe po kështu dihet se Eqerem Zmajlaj pasi kishte kryer shkollën në Gjinoc për fëmit e fshatit Grejkoc kishte organizuar për herë të parë kurset kundër analfabetizmit dhe për herë të parë kishte aplikuare shkrimin e gjuhës shqipe në Grejkofc.Atëbot Eqerem Zmajlaj fëmit I kishte mësuare ship ne oden e rrustem Rexhes
Sadri Azemit dhe Qerim Bajramit ne Grejkoc.kjo shkoll e gjuhës shipe me mësues Eqerem Zmalajn në Grejkoc ka qen nga viti 1939 deri ne vitin 1942.
Miftar Nura mbi 95 vjeç nga fshati Gjinoc mban mend Eqerem Zmajlajn atje ku kanë qëndruar bashkë qindra luftetar në bjeshkë të Jezercit duke pritur bashkimin e ushtarëve të Hoxhë Gjilanin Idriz Musurices dhe liderit Sali Bajraktari për të bo për bashkimin dhe udhëtimin e përbashkët të rrugëtimit atdhetar. Miftar Nura shpjegon se ishte ushtare I Hysen Rexhepit dhe për shkak të një mos pajtimi të këtyre krerëve të ballit ai ishte kthyer
por kishte dëgjuar se Eqerem Zmajlaj ka shkuar në Shqipëri dhe ishte vendosur në shtëpinë e Tahir Blakajt .Këto dhe kujtime tjera e njohin dhe i japin burrërinë këtij atdhetari. Ai mbetet njëra nga figurat më të njohura që ende nuk është shkruar, deri në botimin e librit
që pritet të botohet mbi figurën madhore të tij. Aktualisht kryetari i komunës së Therandës Bali Muahrremaj, tregon se në fshatin Grejkoc një rrugë e mbanë emrin e tij, Por figura e tij besohet se duhet të i tejkalojë caçet komunale e të jetë në nivel vendi.
Qazim THAÇI/www.QendraPress.com/