Erdogan: 6 persona kanë vdekur nga sulmi në Taksim, 53 janë lënduar

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Istanbulit. Ai ka thënë se përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë përmes terrorizmit do të arrijnë qëllimet e tyre. Erdogan ka thënë se autorët e sulmit do të dënohen ashtu siç e meritojnë.“Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë./AA/