Erdogan drejt balotazhit, fati i kombit turk mund të vuloset në 28 maj
Me pothuajse të gjitha votat tashmë të numëruara në Turqi, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe sfidanti i tij, kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu duket se po shkojnë drejt balotazhit.
Beteja e tyre zgjedhore, një ndër më të ashprat prej dekadash, me shumë gjasë nuk do të mbyllet këtu. Këshilli Suprem zgjedhor i Turqisë njoftoi se Erdogani ka siguruar 49.49% të votave dhe 44.79%.
Edhe shumë pak vota kanë mbetur për t’u numëruar, e nëse asnjeri prej tyre nuk kalon pragun e 50%, atëherë në 28 maj, shkohet në një raund të dytë zgjedhor.