Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses një tjetër “festival të demokracisë” me zgjedhjet e 14 majit.Siç raporton Anadolu Agency, presidenti Erdogan theksoi se “edhe pse rezultatet ende nuk janë përfundimtare, ne jemi në një përparësi të madhe”.“Fituesi, përtej numrave që do të tregojnë tabelat zgjedhore, padyshim është vendi dhe populli ynë”, tha ai. Më tej, Erdogan theksoi se Turqia në këto zgjedhje përjetoi një ndër daljet më të mëdha në votime në historinë e vendit, në një mënyrë të paprecedentë në botë.“Besojmë që do ta përfundojmë këtë raund me mbi 50 për qind të votave”, theksoi Erdogan.“Gjatë gjithë jetës sonë politike pa përjashtim kemi respektuar vullnetin kombëtar. E respektojmë edhe në këto zgjedhje, do të respektojmë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, shtoi ai.Lidhur me votat për zgjedhjet parlamentare, Erdogan tha se Aleanca Popullore fitoi shumicën parlamentare.Rreth 60,7 milionë qytetarë turq kishin të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 14 majit në Turqi, përfshirë 3,4 milionë votues jashtë vendit dhe 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë. Çdo votues kishte mundësi të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për 600 vendet e parlamentit, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.Në garën presidenciale ishin presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidati i opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroglu, kandidati Sinan Ogan, si dhe kandidati Muharrem İnce, i cili u tërhoq nga gara të enjten.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.