Erdogan mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO: S’kemi nevojë të marrim leje nga askush
Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan ka thënë se ky shtet do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO.Ai deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë.Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO. “Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës. Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Siç i kemi marrë mandat për njohjen e Kosovës ashtu do të marrim hapa edhe për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”.