Erdogan në Shqipëri, do t’u dorëzojë çelësat e shtëpive familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Laç.

0

                                Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan viziton sot vendin tonë. Ai do t’u dorëzojë vetë banorëve të Laçit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 9:25, Erdogan do të vizitojë një familje në Laç rreth orës 10:00, aty ku Turqia ka kontribuar për ndërtimin e disa banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç është parashikuar të zhvillohet në orën 10:20. Gjithashtu rreth kësaj ore do të zhvillohet edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë. Në orën 13:00, është parashikuar një takim mes presidentit Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve është parashikuar edhe një konferencë për mediat.Në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi, ndërsa në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.Vizita e presidentit turk në Shqipëri është shoqëruar me masa të forta sigurie, ku qindra efektivë policie do të jenë në terren, me uniformë apo civilë, ndërsa kanë mbërritur tashmë në Tiranë edhe pjesëtarë të gardës presidenciale turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *