Ermal Panduri: Avdullah Hoti ka thënë se më parë e dorëzon mandatin e deputetit, se që e voton Vjosa Osmanin për presidente

0

Moderatori i emisionit ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, ka thënë se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se më parë dorëhiqet nga posti i deputetit, sesa që e voton Vjosa Osmanin për presidente.“Bazuar në informacionet që posedojmë, Avdullah Hoti ka shkuar deri në atë pikë, që ka thënë se më përpara dorëzon mandatin e deputetit, jep dorëheqje, sesa që e voton Vjosa Osmanin për president. Po e bëj publike tash.”, ka thënë Panduri.Hoti është një nga tre deputetët e palëkundur për votimin e presidentit të ri të vendit.Ish-kryeministri bashkë me Agim Veliun, Driton Selmanajn e Valentina Bunjakun, nuk morën pjesë në votimin e parë.E në përsëritjen e raundit të parë të votimit, Bunjaku mori pjesë në votim, duke u bërë kështu vota e 79 në kuti nga 82 deputetë të pranishëm në sallë.Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *