Escobar: Sa i përket Asociacionit, nuk duhet ekzistuar modele që rrezikojnë sovranitetin e Kosovës
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar mbajtën konferencë për media, shkruan Reporteri.net.Escobari në konferencën për media ka folur po ashtu për vizitat e këtyre ditëve me politikanë në Kosovë. Ka folur për Asociacionin e po ashtu edhe për dialogun Kosovë – Serbi.“Është e rëndësishme për mua kjo vizitë në Kosovë për të parë përkushtimin rreth dialogut. Kemi takuar liderët kryesorë dhe kemi pasur takime produktive. Në fund të këtij procesi shpresojmë të arrijmë një marrëveshje që do të funksiononte për Kosovën dhe Serbinë”, u shpreh Escobari.Escobari po ashtu foli për marrëveshjen në Washington dhe tha se pret që Kosova e Serbia të vazhdojnë t’i zbatojnë ato.“Mbështesim pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial. Duhet t’i lihet tash çdo gjë procesit të dialogut. Sa i përket marrëveshjes së Washingtonit besojmë se ato zotime janë shumë të nevojshme për të vazhduar së zbatuari në mënyrë që të krijojnë hapësirë diplimatike. Ato zotime janë në mbështetje të dialogut”, tha ai.Escobari po ashtu tha se as SHBA-ja e as BE-ja nuk duan ta imponojnë procesin e dialogut.“Nuk jemi pjesë e dialogut e as negociatave, por marrëveshjet paraprake duhet zbatuar. Nuk kemi ardhur me propozime të shkruara as nuk duam të imponojmë diçka, por dy vendet duhet të kenë vizione të qarta. Do të punojmë brenda kornizës së procesit të dialogut. Qëndrimi ynë sa i përket krijimit të Asociacionit; nuk duhet të ekzistojnë modele që rrezikojnë sovranitetin e Kosovës. Nuk është qëndrim i SHBA-së për të imponuar diçka për të dy palët, por ne mund të ndihmojmë”, u shpreh Escobari. “Ne duam të shohim Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë përpara dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre por dialogu është çelës për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne patëm takime të mira me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. E kemi bërë shumë të qarta qëndrimet tona, ne respektojmë plotësisht principet e Kosovës për funksionalitetin e vendit, por komuniteti ndërkombëtar pret një zhvillim më të shpejtë të dialogut sesa në vitin 2021. Ne morëm pozicionimin e partive politike të cilat e përkrahin plotësisht dialogun”, u shpreh Lajçak./