Escobari vjen në Kosovë, sonte takohen Kurti, ai dhe ndihmëssekretarja Donfried

                                Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret sonte në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar,Qeveria e Kosovës njofton se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në Qeverinë e Kosovës.Sot, më 25 prill, Donfried do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën për reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-ja, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.