Është për tu falenderuar gatishmëria e SHBA-ve për të mbështetur këtë dialog Shkruan ;Mr. Afrim Tejeci-

0

‘Takimi në Vashington ka rëndësi strategjik pasi është angazhimi shtuar Amerikan për Kosovën dhe për stabilitetin në mbarë rajonin e Ballkanit.Takimi në mes të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe atij të Sërbisë  takim i rëndësishëm me përmbajtje ekonomike.

Por një gjë është e qartë Kosova dhe Serbia kanë probleme të pazgjedhura dhe rruga e zgjedhjes janë këto bisedime.

Është pamundur të mendohet se edhe 21 vite pas luftës ka dialog ekonomik ,apo vetëm teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë sepse në rrethanat aktuale çdo dialog ka më tepër ngjyrë  politike se sa përmbajtësor dhe ekonomik.

Në mes të Kosovës dhe Serbisë janë nënshkruar marrëveshje të shumta për bashkëpunim ekonomik, por  zbatimi i tyre ka qenë mjaft sfidues dhe i paralizuar.

Në fund të fundit marrëveshjet e arritura duhet të jenë në funksion të zbatimit për një zhvillim ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Promovim të mundësive ekonomik,  në përmirësimin e imazhit por edhe në përshpejtim të proceseve integruese në familjen europiane.

Është për tu falenderuar gatishmëria e SHBA-ve për të mbështetur këtë dialog dhe për të normalizuar një hap përpara drejtë njohjes reciproke mes dy shteteve pa prekur kufijtë,mbasi janë hequrë idetë e rezikshme për ndryshimin kufish.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *