Është qëndrueshmëria ekonomike ajo që mban fort qëndrueshmërinë politike.

0

Pyetjes se, a e përkrahni kërkesën e paralajmëruar  të gastronomisë dhe lokaleve që me 27 korrik .do tē protestojnë për heqjen e ndalimit nga ora 21.00?-Prof  Amantina  Pervizaj Kelemdi pohon:-”Zhvillimi i shteteve nuk mbahet mend të ket ndodhur nga zhvillimi qeveritarë apo politik, por nga Zhvillimi Ekonomik.

         Gastronomia përbën më shumë se  50% të zinxhirit ekonomik vendorë, prandaj dhe nuk mund të zgjedhim një problem derisa ngulfasim  gjysmën e përbërjes së popullsisë.

Ata janë pothuajse në kolaps!

           Limitimi i kohës së lëvizjes nuk rezultoi në  uljen e kurbës së të prekurëve, e aq më pak të viktimave,por, dukshëm ngriti kurbën e dëmit ekonomik  sidomos të sektorit në fjalë.

              Ndoshta një formacion tjetër më logjik i masave mbrojtëse duke mos i ngulfatur bizneset kyqe të zhvillimit ekonomik të vendit(i cili vështirë do rimëkëmbet nga pika 0,ku rrezikon të bie),do të ishte i mirëseardhur dhe nuk do të kishte nxitur reagime të llojit protestues a diskriminues për të mos kolapsuar bizneset e besa dhe familjet!

Duket se niveli i dëmtimit të kësaj kategorie është shumë i lartë, pikërisht në kohën më produktive të vitit kur ata rimëkëmben nga heshtja dhe pasiviteti dimërorë, e në këto rrethana dhe ky reagim sa do të vie duke u ashpërsuar falë ‘naivitetit politik’ të menaxhimit me situatën.

     Në mos pastë dituri për menaxhim ‘unik’ dhe specifik,ka modele të vendeve të rajonit për tu adaptuar,ka ekspert për tu konsultuar,ka dhe fonde për të ju ardhur në ndihmë për tu rimëkëmbur!

Secili nga ne të indinjuar me masat jo-funksionale dhe aspak ndëshkuese për shkelësit,duket se sapo të arrijmë frustrimin dhe acarimin kulminant do të dyndemi rrugëve e atëherë do të jetë vonë për reagim.

Është qëndrueshmëria ekonomike ajo që mban fort qëndrueshmërinë politike.

E keqja më e madhe-nuk kemi luksin e dështimit në atë pak ekonomi që kemi!

      E keqja më e vogël-reagimi i menjëhershëm i trupës së ekspertëve për gjetjen e masave të duhura për të pësuar sa më pak nga kjo situatë!

Dhe po,jam PRO gjetjes së masave të tjera, mbrojtëse dhe vetëdijësuese pa dëmtuar aspektet tjera shoqërore!/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *