EULEX prezanton raportin e tij të parë për monitorimin e drejtësisë

0

EULEX do të prezantojë sot raportin e tij të parë publik për Monitorimin Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë, me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit, njofton Insajderi.

Për përgatitjen e këtij raporti, i cili mbulon periudhën prej muajit shtator 2019 deri në mes të muajit mars 2020, personeli i EULEX-it ka monitoruar 107 raste dhe ka marrë pjesë në 312 seanca.

Në prezantimin e këtij raporti do të jetë shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj. Po ashtu në këtë prezantim do të jetë edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Bahri Hyseni, Riza Shillova, Drejtor i Drejtorisë së Hetimeve, Policia e Kosovës si dhe Hubert van Eck Koster, Shef i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *