Euractiv: Franca përsëri bllokoi çështjen e vizave për Kosovën me sistemin “ETIAS” që është jashtë funksionit

                        Janë bërë katër vite që kur ekzekutivi i bashkësisë evropiane rekomandoi heqjen e regjimit të vizave për shtetasit kosovarë, por kjo duket përtej arritjes.Pavarësisht shtytjes çeke që të ketë pajtueshmëri evropiane, prospekti që kjo të ketë sukses po zbehet nga kërkesa të shtuara ndaj Kosovës, shkruan Euractiv, përcjell Reporteri.net.Franca, Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja, kanë ngadalësuar shtytjen e presidencës çeke për liberalizimin e vizave të Kosovës, për të cilat u raportua se po kërkojnë garanci shtesë të sigurisë, përkatësisht sistemi ETIAS. Kosova mbetet prej të vetmeve vende në kontinentin evropian qytetarëve të së cilës u kërkohen viza për të hyrë në zonën Schengen, qoftë për shëtitje, punë, apo arsimim, pavarësisht se i ka përmbushur të gjitha kriteret në vitit 2018.“Jam shumë më optimist nga ç’isha para një viti”, tha Komisianari i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheily për Euractiv këtë të mërkure, duke konfirmuar që Kosova ka përmbushur të gjitha pikat për liberalizim të vizave, dhe shtoi se ekzekutivi evropian do të priste për të diskutime teknike.“Kjo do të paguajë një dividend në fund të vitit dhe ne do të kemi një vendim,” shtoi ai.Por hapi në fund kërkon miratimin unanim të të 27 vendeve anëtare të BE-së.Kjo do të jetë e vështirë të arrihet pasi përtej atyre që kanë probleme me çështjen e vizave, pesë shtete anëtare të BE-së – Greqia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Sllovakia – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kërkesat e reja

             Në një takim teknik të Këshillit Evropian të enjten, përfaqësuesit e Francës, të cilët vazhdimisht kanë bllokuar vendimmarrjen në çështjen e vizave, duket se i kanë shtuar një kriter të ri për listën ditë e më të zgjeruar të kërkesave, duke kërkuar që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të ndërlidhet me funskionimin e sistemit të sigurisë evropiane, ETIAS.Sistemi elektronin bën verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta që s’kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Schengen. Kërkon që secili aplikant të shënojë emrin, adresën elektronike, datën e lindjes, pasaportën dhe të bëjë një pagesë përmes kartelës së krediti apo debitit. Aplikacioni mëpastaj rishikohet, dhe autoritetet të japin një vendim final nëse ai person mundet të hyjë në zonën e Schengenit.Momentalisht ky sistem nuk është në funksion, por pritet të futet në linjë në vitin 2023, por s’ka një datë fikse se kur, përcjell gazeta online Reporteri.net, shkrimin e Euraktiv.

Kjo është hera e parë që ETIAS është ngritur në diskutime për liberalizim të vizave pavarësisht se Kosova ka qenë e gatshme qe katër vite, në pajtim me zotimet që janë bërë në samitin BE-Ballkan Perëndimor në qershor.Propozimi u përkhrah nga zyrtarë të Madridit, Stokholmit, Brukselit dhe Hagës, dhe sipas burimeve, edhe nga zyrtarët e Kopenhagës, përcjell Reporteri.net.

Njoftimi i vonuar

T’i bindësh shtetet anëtare në fund të presidencës çeke në dhejtor nuk do të jetë detyrë e lehtë, e cila gjë u bë tejet e qartë në takimin e Grupit Punues të enjten.“Grup Punues gjerësisht mirëpriti rihapjen e diskutimit në këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave. Në mënyrë që të shkohet para në këtë dokument, do të jetë e nevojshme që të qartësohen një numër temash të ndërlidhura dhe të vazhdojnë diskutimet”, ka shkruar presidenca çeke në një deklaratë. /Reporteri.net/