Euro bie përtokë, arrin në nivelin më të ulët në dy dekada  

                             Euro ka rënë në nivelin më të ulët të dy dekadave për shkak të frikës për çmime të larta të energjisë dhe mungesave të mundshme të gazit.Euro ka rënë përtokë kundrejt dollarit amerikan pas vendimit të Moskës për të mbyllur tubacionet e gazsjellësit rus Nord Stream1.Kursi i këmbimit të euros kundrejt dollarit amerikan ra nën 0,99 për herë të parë që nga viti 2002. Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2020.
Financial Times bën të ditur se disa banka të mëdha investimesh, presin që banka qendrore Evropianë të rrisë normat me 0.75 pikë përqindjeje, teksa luftojnë me inflacionin rekord.Tregjet financiare po tronditen ndërsa faturat e energjisë pritet të rriten edhe më shumë me ardhjen e dimrit. Ky paralajmërin i frikshëm nuk bëhet vetëm për vendet Europiane por edhe për Shqipërinë. Madje për këtë situatë foli edhe kryeministri Edi Rama nga Beogradi.