Europa nuk ka bërë mekanizma të qartë për zgjidhje të problemeve, dhe në rastin konkret nuk ka dalluar agresorin dhe viktimën

0

               Msc . Besnike Aliaj ,për takimin ne BE mes Kosovës dhe Serbisë dhe  për rezultatin  për  njohje reciproke eshtë  kështu ;-

“Europa s’është unike në vendime me dekada ka probleme të pa zgjidhura si psh. Qipro. Do të jetë një mashtrim i radhës dhe një zhgënjim për qytetarët.

Europa nuk ka bërë mekanizma të qartë për zgjidhje të problemeve, dhe në rastin konkret nuk ka dalluar agresorin dhe viktimën, prandaj do të jetë takim rutinorë si këto 7-të vitet e fundit. Janë bërë shumë marrëveshje dhe nuk janë implementuar as 10  për qind Që të emërtohet problemi i vërtetë, gabimi është te shetitja e politikanëve dhe gazetarëve nga taksa-paguesit e lodhur Kosovarë.

Për problemin shqiptaro-serbë do të jetë një rrugë e gjatë, një maratonë e vërtetë deri te njohja. Që 10 vite jemi dëshmitarë të gënjeshtrës banale të liberalizimit.

Edhe sa e sa gënjeshtra tjera të politikanëve tanë amaterë?

Lidershipi ynë bredhë ende në takime me duar në xhepa pa agjendë e pa ekspertë. Deri kur kështu.?????.. Populli ynë, Kosova jonë e dashur, as mos të pritë njohje reciproke!/qendrapress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *