EUROPA NUK KA BËRË MEKANIZMA TË QARTË PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE, DHE NË RASTIN KONKRET NUK KA DALLUAR AGRESORIN DHE VIKTIMËN
Msc . Besnike Aliaj ,për takimin ne BE mes Kosovës dhe Serbisë dhe për rezultatin për njohje reciproke është kështu ;-
“Evropa s’është unike në vendime me dekada ka probleme të pa zgjidhura si psh. Qipro. Do të jetë një mashtrim i radhës dhe një zhgënjim për qytetarët.
Evropa nuk ka bërë mekanizma të qartë për zgjidhje të problemeve, dhe në rastin konkret nuk ka dalluar agresorin dhe viktimën, prandaj do të jetë takim rutinor si këto 7-të vitet e fundit. Janë bërë shumë marrëveshje dhe nuk janë implementuar as 10 për qind Që të emërtohet problemi i vërtetë, gabimi është te shëtitja e politikanëve dhe gazetarëve nga taksa-paguesit e lodhur Kosovarë.
Për problemin shqiptaro-serbë do të jetë një rrugë e gjatë, një maratonë e vërtetë deri te njohja. Që 10 vite jemi dëshmitarë të gënjeshtrës banale të liberalizimit.
Edhe sa e sa gënjeshtra tjera të politikanëve tanë amatorë?
Lidershipi ynë bredhë ende në takime me duar në xhepa pa agjendë e pa ekspertë. Deri kur kështu.?????.. Populli ynë, Kosova jonë e dashur, as mos të pritë njohje reciproke!/qendrapress