Evropa sërish në epiqendër të pandemisë

0

Evropa është sërish në epiqendër të pandemisë së koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Zyrtarë të lartë të saj thanë se kontinenti ka parë rritje prej më shumë se 50% të numrit të rasteve me koronavirus, muajin e fundit, duke e bërë atë epiqendër të pandemisë, pavarësisht furnizimit të bollshëm me vaksina.“Mund të ketë shumë vaksina në dispozicion, por marrja e vaksinës nuk ka qenë e barabartë”, tha shefi i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.“Përvoja e Evropës është shenjë paralajmëruese për botën”, tha ai.Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vendet që kanë imunizuar më shumë se 40% të popullsisë së tyre, duhet t’iu dhurojnë doza vendeve në zhvillim, që ende nuk u kanë ofruar qytetarëve të tyre as dozën e parë.“Nuk duhet të jepen më doza përforcuese, përveç njerëzve me imunitet të komprometuar”, tha Tedros.Më shumë se 60 vende kanë filluar të japin doza përforcuese, për të ndaluar rënien e imunitetit përpara dimrit, kur pritet një valë tjetër e koronavirusit. Në Shtetet e Bashkuara, fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç kanë filluar këtë javë po ashtu imunizimin.Drejtori për Evropën i OBSH-së, Hans Kluge, tha se numri në rritje i rasteve me koronavirus në rajon paraqet “shqetësim të madh”.Ai tha se normat e shtrimit në spital janë dyfishuar javën e kaluar.“Evropa është kthyer në epiqendrën e pandemisë, aty ku kemi qenë një vit më parë”, tha Kluge.OBSH-ja për Evropën tha se rajoni numëron afro 1.8 milion raste të reja javore – një rritjenbprej rreth 6% nga java e kaluar, dhe 24,000 viktima javore, që nënkupton rritje për 12%.Kjo është java e pestë me radhë që numri i të infektuarve në Evropë rritet. Sipas OBSH-së, kontinenti është rajoni i vetëm në botë ku infeksioni ende rritet.“Ne jemi qartazi në një valë tjetër”, tha epidemiologu kryesor i Suedisë, Anders Tegnell.“Përhapja në rritje është tërësisht e përqendruar në Evropë”, shtoi ai.Edhe Fergus Sweeney, nga Agjencia Evropiane e Barnave, tha se situata epidemiologjike në Evropë është shumë shqetësuese dhe se kontinenti po hyn në dimër me rritje të shkallës së infeksionit dhe të shtrimeve në spital.Muajve të fundit, shkalla e vaksinimit është ngadalësuar në të gjithë kontinentin.Rreth 80% e njerëzve në Spanjë janë vaksinuar plotësisht, por ky numër është më i ulët në Francë dhe Gjermani – 68%, përkatësisht 66% – dhe akoma më i ulët në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Vetëm 32% e rusëve kanë qenë të vaksinuar plotësisht deri në tetor.“Nëse nuk marrim kundërmasa tani, kjo valë e katërt do të sjellë akoma më shumë vuajtje”, tha Lothar Wieler, nga Instituti i Shëndetit në Gjermani “Robert Koch”.Gjermania ka raportuar të enjten afro 34,000 raste të reja me koronavirus – shifër e paparë për këtë vend, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar.Në mesin e shumë gjermanëve që nuk janë të vaksinuar, janë më shumë se tre milionë të moshës mbi 60 vjeç, që konsiderohet se janë në rrezik të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *