Evropa si gjithmonë nuk e përkrah Kosovën? Shkruan; Sadik Halitjaha ish zv. komandat i ZOP -it
Paraqitja në medieve vizuale dhe atyre të shkruara në Bruksel,ku i kanë hequr fotografit e Hashim Thaçit. Jep të Kuptojmë se Evropa po e shlyen jo veç historikun 10 vjeçare të dialogut Kosovë- Serbi por po i shlyen personalitetet shtetërore dhe ato të UÇK-s! Kjo nuk duhet lejuar edhe sikur të mos ishte gjallë Hashim Thaçi! Por urrejtja ndaj udhëheqësit të UÇK dhe ish- Presidentit Hashim Thaçit, asht ma e madhe nga Institucionet e dala aktuale të Kosovës se sa ato të Brukselit e të Serbisë!!! Ne shumë kot koti po i besojmë Evropës e cila as pak s’po na beson , por historikisht po vepron kundër ne. Veprimet Evropiane karshi Kosovës janë sjellje raciste dhe qëllim këqija sikur se ato vendimet e shekullit të kaluar kur Evropa e ka nda popullin dhe tokat shqiptare në pesë shtete. Tani Evropa favorizon Serbin! Në kurriz të Kosovës edhe pas gjithë atyre krimeve, djegëseve dëbimeve masive,vrasjeve e shfarosjeve, gjithë ati gjenocidi e krimeve që i ka bë në Kosovë ! Presioni i pandalshëm i Evropës zbutet vetëm herë pas herë kur Amerika ndërhyn! Mbajtja sekrete e marrëveshjeve deri tani ky ishte qëllim jo i mirë, jo veç pozicioni neutral i BE-s. Po ashtu asnjë herë përfaqësuesi Evropian për dialogun nuk artikulon,nocionin njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë?! Posë që thotë një marrëveshje obligative dhe gjithë për fshese! Duke u anash kaluar Pavarësia! Tani ç’ka mund të presim ne në Kosovën e çakorduar, kur qeni nuk e njeh të zotin !!!