Evropë është radha të ndëshkoni presidentin Vuçiç për krimet e bëra në Kosovë-Shkruan: Qazim THAÇI

0

     Kur  BE me  gjithë  mend e me gjithë bagazhin politik e  vazhdon të  jetë në mbrojte  të  Serbisë, e kur në  krye  këtij shteti  vazhdon të mbetet  presidenti Vuçiç . Në  fakt  për botën demokratike  kjo duhet të  jetë  alarm i kuq  dhe shumë i rrezikshëm. Nëse  BE, është  një  pjesë e demokracisë  botërore, duhet  të rikthen  jo më lag se në  kohë  kur  ishin mobilizuar   e tërë  bota demokratike, pos Rusisë ,që nuk  ishte në këtë  krahë në  vitin 1999. Për të bërë paqen  në Kosovë. Pra ishte  e gjithë  bota për  këtë paqe, natyrisht edhe me dëme  ndaj  botës e  dëme të paharruara  e krime  makabre ndaj popullatës   shqiptare që bëri  Serbia me  paramilitarë ,policë e  ushtri dhe  gjithë arsenalin  shtetëror, të kriminelit tashmë botërisht ët ditur Slobodan Milosheviq. Por,   ishte pikërisht ky president Vuçiç  zëdhënës  apo siç  mund të quhej edhe nxitësi i gjithë këtij krimi serbë mbi kosovarët. Prandaj nëse  bota demokratike  ishte  për dëme ndaj secilit që ka bërë krime  mbi njerëzimin, pse  vazhdojnë të  kontaktohet  Serbia e presidenti Vuçiç. Duke pasur  këtë  dëshmi të njohur botërisht, Qeveria e Kosovës  duhet të stopojë  bisedimet me Serbinë  me  të vetmen  kërkesë  që  personi që  ishte  në   moneklaturën  shoviniste të Milosheviqit, tani të mos  jete  së paku në këto bisedime, sepse nuk ka si  të bisedohet  për të  gjetur pajtimin e   këtyre dy shteteve  derisa Vuçiç të jetë në krye të Serbisë. Ai duhet të ketë vendin atje  ku  padrejtësisht po mbahen çlirimtarët, ata  që bota  i përkrahi për  drejtësi e demokraci, e jo ai të jetë  i lirë  e ta takojë  bota . Derisa çlirimtarët  padrejtësisht të përballen  më  drejtësinë. Këtu dihet kush është  krimineli e kush  viktima, prandaj  Qeveria e Kosovës sa më par ta kërkojë largimi e  Vuçiçit nga  dialogu  dhe derisa ai nuk largohet as dialogu   nuk ka  kuptim. Bota demokratike  kur  po ndëshkon lider në  Ballkan   assesi  nuk ka  mundësi të mos e dënojë   kryezërin e krimeve  të bëra në Kosovë /www.qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *